Firmat e mirënjohura sportive janë në garë të vazhdueshme për të ofruar atleten ideale, perfekte për vrap. Gjithsesi, jo të gjithë vrapuesit, qofshin këta amatorë apo profesionistë kanë të njëjtën përgatitje, performancë, objektiva, a...
Këto atlete adidas kanë një dizajn klasik dhe të përjetshëm, i përshtatshëm në çdo rast. Kanë pjesën e sipërme rrjetë dhe 3 shiritat e lëmuar dhe një shollë gome për ecje të sigurtë edhe në rrugët e rrëshqitshme të qytetit.
Kjo atlete përçon një stil multidimensional. Komode dhe e gjithanshme, i ka rrënjët në kulturën e basketbollit. Ndërthurja e materialeve ka inspirim retro, ndërsa platforma e saj ngre stilin. Gamma Force po krijon trashëgimininë e vet: stil basketbolli që mund të vishet gjithë ditën, kudo që të shkosh.
Kur fryjnë erërat e ftohta, bëju ballë plotësisht stil me këtë xhaketë me zinxhir të plotë nga adidas. Krijuar për eksploruesin modern, pëlhura elastike dhe me krehje të mbron nga i ftohti dhe është fleksibël për liri lëvizje. Mbylle me zinxhir, përfshihu nga energjitë pozitive dhe hapu ndaj aventurës.
Këto pantallona adidas janë konceptuar për ditë aktive, me pëlhurën me krehje në pjesën e brendshme dhe teknologjinë AEROREADY për të kontrolluar djersën. Krijuar për më tepër se sa vetëm për në palestër, janë ideale për t'i veshur jashtë ditët e freskëta. Në xhepat me zinxhir mund të vendosësh sendet e tua thelbsore, për ta gjetur lehtësisht celularin në çdo ambient.
Me rritjen e popullaritetit të vrapit në vitet 70', parametrat e atleteve për vrap shkuan përtej ekzistencës të mirëfilltë të tyre duke u përqenduar tek performanca. Pavarësisht se dizajnet e asaj epoke do dukeshin tepër të thjeshta sipas standarteve të sotme, kjo dekadë njihet si momenti kur atletet për vrap fituan një vend të vetin. Modeli 327 risjell siluetën e viteve 70' me nje prekje moderne duke iu dhënë formë elementeve klasike të siluetës me një dizjan absolutisht bashkëkohor. Me siluetën këndore, madhësinë, logon ‘N’ të aplikuar në mënyrë asimetrike dhe shollën e jashtme të dhëmbëzuar inspiruar nga daljet në natyrë, modeli 327 i New Balance materializon plotësisht imagjinatën tonë mbi trashëgmininë e atleteve për vrap.