Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ÇOJE VRAPIN TËND NË TJETËR NIVEL ME VERSIONIN MË T

ÇOJE VRAPIN TËND NË TJETËR NIVEL ME VERSIONIN MË TË RI TË ADIDAS SUPERNOVA!

Firmat e mirënjohura sportive janë në garë të vazhdueshme për të ofruar atleten ideale, perfekte për vrap.

Gjithsesi, jo të gjithë vrapuesit, qofshin këta amatorë apo profesionistë kanë të njëjtën përgatitje, performancë, objektiva, apo përshtatje anatomike ndaj atleteve që ofrohen ndaj nuk mund të ketë një zgjedhje unike për të gjithë. Gjithmonë ka një faktor që peshon më shumë se të tjerët në momentin që bën zgjedhjen tënde.

Nisur nga kjo premisë, për të krijuar një atlete komode për përditshmëri, të lehtë, për çdo lloj vrapimi e çdo lloj niveli, adidas ka konceptuar e krijuar adidas SUPERNOVA-SUPERKOMODE e cila është vlerësuar si atletja më e mirë për vrap në çdo nivel nga revista prestigjoze Women’s Health.

Gjatë procesit të zhvillimit, ekipi i prodhimit dhe dizajnit të adidas u bazua në një studim të realizuar nga adidas në të cilin morën pjesë 1300 vrapuese.

Sipas këtij studimi, komoditeti është një nga faktorët më të rëndësishëm kur zgjedh një atlete për të vrapuar.

Në fakt, edhe sipas statistikave, mungesa e komoditetit në atletet e vrapit është arsyeja kryesore e dhimbjeve që kanë vrapuesit dhe bëhen pengesë që 1 në 4 persona të vrapojnë apo i detyrojnë ata të shkurtojnë distancën e planifikuar.

Duhet të përmendim që Supernova nuk është një sjellje e re e adidas.

Modeli i mëparshëm Supernova 3, për shembull është atlete shumë e mirë, sholla e mesme e së cilës ndërthur shollën e famshme Boost dhe Bounce ç’ka e bën tejet komode.

Megjithatë, versionet e reja të Supernova-s, Supernova Rise dhe Supernova Stride, të dizenjuara si u tha më sipër për të ripërkufizuar standartet e komoditetit synojnë të shkojnë shumë më larg se kaq.

Ato janë zhvilluar PËR HERË TË PARË me një SUPER-SHKUMË së cilës i është dhënë formë dhe është përshtatur për nevojat e përditshmërisë së vrapuesve. Dhe kjo është shkuma DREAMSTRIKE+ me amortizim absolut e cila është inspiruar nga fiziologjia e këmbës në lëvizje.

Kjo shkumë është e ngjashme me shkumën Lightstrike Pro të përdorur në rangun e atleteve adizero por aplikimi është i ndryshëm. Bëhet fjalë më pak për shtysë para dhe më tepër për komoditet.

Kështu gjatë vrapit, ndjesia e balancimit të kthimit të energjisë dhe amortizimit është shumë e ekuilibruar dhe atletja ndihet shumë e lehtë.

Me qëllim për t’u ofruar vrapuesve një eksperiencë komoditeti të përshtatur me nevojat e tyre, në atleten Supernova Stride super shkuma Dreamstrike+ është vendosur në zona strategjike në pjesën para të këmbës për kthim të mirë energjie dhe komoditet maksimal.

Kjo shollë e mesme plotësohet me kornizën EVA me suport të mirë për të siguruar që tranzicionet të jenë dinamike por pa e humbur këtë suport.

Në atleten Supernova Rise super shkuma Dreamstrike+ shtrihet nga thembra në majë.

Sholla DREAMSTRIKE+ plotësohet nga FIBRAT E REJA MBËSHTETËSE “SUPPORT RODS” të cilat janë krijuar për të garantuar ekuilibrin perfekt mes suportit dhe amortizimit.

Këto dy teknologji që ndërthuren në harmoni u ofrojnë vrapuesve një eksperiencë vrapi shumë të këndshme, komode dhe me stabilitet shumë të mirë.

Thembra COMFORT HEEL FIT kombinon shkumën e butë me tekstilin e butë për një përshtatje perfekte.

Gjithashtu pjesa e sipërme është ridizenjuar plotësisht, ndërsa për dizajnin e tyre adidas është inspiruar nga shkrirja e ngjyrave në natyrë.

SUPERNOVA, ATLETJA IDEALE PËR KOMODITET NË PËRDITSHMËRI, PËR ÇDO LLOJ VRAPIMI DHE PËR ÇDO NIVEL.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo