Të zgjedhësh veshjen e duhur sportive është thelbësore për të garantuar komoditetin, rendimentin dhe sigurinë gjatë praktikës së çdo aktiviteti sportiv. Ky artikull ka për qëllim të ofrojë disa këshilla praktike për të zgjedhur veshjen e...
Bëji ballë motit të ftohtë e të lagësht me atleten Ultraboost Light COLD.RDY 2.0. Sholla e mesme Light BOOST është gjenerata më e re e shollës BOOST, me kthim më të madh energjie për të qëndruar e fortë në çdo distancë dhe hap. Kjo atlete ka shollën e jashtme gomë Continental™ WinterGrip™ Rubber për një tërheqje shumë të mirë.
Krijuar me një sërë materialesh të ricikluara, me të paktën 50% përmbajtje të ricikluar, ky produkt përbën një nga zgjidhjet, pjesë e kontributit global, për t’u dhënë fund mbetjeve plastike.
Të spikasësh është diçka e mirë. Këto atlete për femra Club C Extra e provojnë këtë. Sholla e mesme me platformë të dukshme ka një dizajn gjeometrik dhe krijon një look me përmasa voluminoze. Sholla e jashtme ka një dizajn 3D të një rakete tenisi. Detajet minimaliste me ngjyra ikonike në pjesën e sipërme i japin look-ut prekjen përfundimtare perfekte.
Ky xhup me kapuç ka tre teknologjitë CELL për të të mbajtur të mbrojtur nga shiu, era dhe i ftohti. Gjatësia e tij ndihmon gjithashtu për të qëndruar ngrohtë ndërsa logot minimaliste i japin një prekje stil.
Atletja GEL-SONOMA 7 GTX është konceptuar për daljet në natyrë. Ka membranën GORE-TEX të padepërtueshme nga uji për t'i mbajtur këmbët të ngrohta dhe të thata edhe kur moti nuk të shoqëron.
Komoditeti në pjesën e poshtme të këmbës është i garantuar nga sholla e mesme AMPLIFOAM dhe njësitë me teknologjinë GEL të vendosura aty ku nevojitet amortizimi.
Sholla e jashtme specifike për daljet në natyrë është funksionale për tërheqje të avancuar. Dizjani i saj të lejon të ecësh plot vetëbesim gjatë ngjitjes apo zbritjes së terreneve të pjerrëta apo në terrene të llojeve të ndryshme.