Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ADIDAS FESTON DASHURINË PËR FUTBOLLIN ME “FUSSBALL

ADIDAS FESTON DASHURINË PËR FUTBOLLIN ME “FUSSBALLLIEBE”-TOPI ZYRTAR I NDESHJEVE TË KUPËS SË EUROPËS 2024

Gjermania organizon këtë verë Kupën e Europës 2024, që do të zhvillohet nga 14 qershori në 14 korrik dhe që, përtej spektaklit, pretendon të jetë një turne model në çdo aspekt.

Për këtë arsye, edhe topi zyrtar i kampionatit vjen me risi në përbërjen e tij për të ndihmuar arbitrat në vendimmarrje, ç’ka do të jetë thelbësore për të vendosur fatin e kombëtareve, mes tyre dhe Shqipëria.

adidas që ka ekskluzivitetin për të prodhuar topin zyrtar e ka prezantuar tashmë atë të EURO 2024 dhe e ka pagëzuar me emrin 'Fussballliebe', që do të thotë 'Dashuri për futbollin' që evokon atë që Gjermania pretendon me organizimin e turneut si edhe është inspiruar gjithashtu nga gëzimi për këtë sport dhe energjia e këtij kompeticioni.

Një top që do të jetë pajisur për herë të parë me teknologjinë për të ndihmuar gjyqtarët e sistemit VAR kamufluar në dizajnin e tij shumëngjyrësh ku mbizotërojnë, ngjyra e bardhë, e zezë, blu, jeshile, portokalli dhe e kuqe në një mozaik trekëndor.

Kjo teknologji, e quajtur 'adidas Connected Ball' i dërgon të dhënat precize të topit arbitrave të VAR në kohë reale.

Përsa i përket dizajnit, krijuesit e tij pohojnë që 'Fussballliebe' pretendon të paraqesë nëpërmjet linjave të zeza në formën e krahëve, të theksuara me skaje, kthesa dhe pika ngjyrash, lëvizjen e topit në fushë dhe energjinë e lojës. Përdorimi i ngjyrës së kuqe, bojëqielli, jeshile dhe portokalli përçon vitalitetin që kombet konkurruese sjellin në turne si edhe thjeshtësinë e pastër të futbollit që tërheq dashurinë e tifozëve.

Ilustrimet e secilit prej stadiumeve të turneut do të shfaqen pranë emrit të çdo qyteti mikpritës për t’i dhënë një prekje të personalizuar dhe unike këtij topi.  

Gjithashtu, topi është prodhuar me materiale të qëndrueshme si poliestër e ricikluar, bojëra uji, fibra misri, kallam sheqeri dhe material druri.

Gjithsesi dhe më e rëndësishmja, ai u përshtatet më së miri futbollistëve, që duhet të bashkëjetojnë me kapriçot e tyre gjatë një evenimenti ku gabimi më i vogël mund të të penalizojë rëndë.

Për këtë arsye, ky top është konceptuar për të ofruar më tepër precizion gjatë goditjeve dhe përfshin madje elementë aerodinamikë të inspiruar nga makinat e Formula 1.

Teknologjia 'PrecisionShell' dhe ndarjet në reliev të vendosura në mënyrë strategjike në pjesën e jashtme u analizuan dhe testuan nga adidas në mënyrë të imtësishme si në laborator, ashtu edhe në fushë për të kontrolluar fluksin e ajrit në top. Veç kësaj, karkasa e jashtme mbështetet nga bërthama inovative 'CTR-CORE' brenda topit, që është dizenjuar për të ofruar precizion dhe qëndrueshmëri, ç’ka mundëson një lojë të shpejtë dhe pa gabime.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo