Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
RFE ADIDAS
PISTE VRAPI T-19X RFE ADIDAS
Kodi EV5861
ALU {{ sku.code }}
Në gjendje
Nuk është gjëndje
{{ discountedPrice }}
{{ price }}
MBANI TRUPIN NË FORMË
{{option.title}}

Pista adidas T-19x ripërkufizon eksperiencën e vrapit në shtëpi falë motorit të fuqishëm dhe shpejtësisë maksimale prej 20 km/h në 15 nivele pjerrtësie. Teknologjia e amortizimit NRG përforcohet nga nje rrip vrapi ortopedik për të garantuar një zonë impakti me amortizim të shtuar me qëllim mosdëmtimin e artikulacioneve në momentin kur këmba merr kontakt me sipërfaqen.

Ne ekranin e madh shfaqen një sërë parametrash me një prekje gishti ku përfshihen 27 programe fitnessi të konfiguruara paraprakisht, 10 stërvitje të personalizuara, 3 programe sipas objektivave (koha, distanca apo kaloritë), 3 programe të kontrolluara nga ritmi kardiak dhe 3 vrapime virtuale në rrugë të botës reale. Të gjitha këto programe janë dizenjuar për të motivuar dhe sfiduar vrapuesit e të gjitha niveleve të fitnessit. Konsola ju mban të përditësuar me të gjitha parametrat e stërvitjes si shpejtësia, koha, distanca e përshkuar, rrahjet e zemrës dhe niveli i pjerrtësisë.  

Per t’ju ndihmuar në vrapin tuaj T-19x ka të instaluar aplikacionet më të fundit përfshirë Netflix, YouTube, Prime Video, Spotify, Facebook, Twitter and Chrome.

Thjesht lidheni pistën me rrjetin tuaj të shtëpisë Wi-Fi dhe do dëgjoni muzikën tuaj të preferuar nëpërmjet sistemit të integruar të bokseve ose do të mund të shikoni filmat me të fundit kur stërviteni. Mund të lidhni gjithashtu tabletën apo smartphonin tuaj të preferuar në të duke përdorur mbajtësin e rregullueshëm të pajisjes për një stërvitje më të personalizuar.

Pajisjet e fitness-it kanë kosto transporti.

Për më shumë informacion rreth transportit jeni të lutur të kontaktoni në numrin tonë: +355 68 807 2000, çdo ditë të javës, orari 8:00 – 21:00.

Specifikime

  • Pistë e palosshme për stërvitje në shtëpi 
  • Fuqia e motorit: 4.0 hp
  • Shpejtësia: 0.5-20 km/h
  • Pjerrtësia: 1-15%
  • Teknologjia e amortizimit NRG zbut dhe amortizon impaktin me qëllim mosdëmtimin e artikulacioneve
  • Rripi ortopedik garanton amortizim të shtuar për mosdëmtimin e artikulacioneve të ndjeshme
  • Sipërfaqja e bollshme për vrap 152 x 51 cm e bën të përshtatshme për vrapuesit e të gjitha gjatësive
  • Përfshin 27 programe fitnessi të konfiguruara paraprakisht, 10 stërvitje të personalizuara, 3 programe sipas objektivave (koha, distanca apo kaloritë), 3 programe të kontrolluara nga ritmi kardiak dhe 3 vrapime virtuale
  • Në ekranin 10.1" shfaqen një sërë parametrash stërvitje si shpejtësia, koha, distanca e përshkuar, rrahjet e zemrës dhe niveli i pjerrtësisë.  
  • Mund te lidhet me Internetin - lidheni pistën me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë për të qenë online ndërsa stërviteni 
  • Sensorët e dorës ju lejojnë të kontrolloni pulsin ndërsa jeni në lëvizje
  • Sensori i pulsit wireless mund të lidhet me një monitorues të rrahjeve të zemrës me rrip gjoksi për të dhëna kardiake më të përpikta  
  • Ventilatori i rregullueshëm ju mban të freskët ndërsa vraponi duke imituar kushtet e vrapit në natyrë
  • Rrotat e transportit e bëjnë të lehtë ta lëvizni pistën nëpër shtëpi
  • Pesha maksimale e perdoruesit: 150 kg
  • Permasat pas montimit: (L) 197 x (W) 88 x (H) 155 cm

Porosia vjen tek ju brenda 24-48 orëve nga momenti që ju keni konfirmuar porosinë. Për çdo porosi mbi 5900ALL, transporti është falas.  

Ne nuk ofrojmë kthim produkti por mund ta ndërroni produktin e blerë me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Ndërrimi duhet të behet brenda 7 ditësh nga blerja e produktit.  

Produkti duhet të jetë ne kutinë e vet origjinale, i pa përdorur, me etiketë dhe i pa dëmtuar!  

Per të kryer ndërrime, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit në Whatsapp:

+355 676056199

+355 676056198

Listë e re
Shtoni listën
Anullo