Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ADIDAS PREDATOR 24, VERSIONI MË MODERN I ATLETES Q

ADIDAS PREDATOR 24, VERSIONI MË MODERN I ATLETES QË RIPËRKUFIZOI HISTORINË E FUTBOLLIT

adidas Football sapo ka prezantuar Predator 24, versionin më të ri të atletes ikonike të futbollit, duke shënuar fillimin e një epoke të re në siluetat e Predator-it për të festuar 3 dekada inovacion. 

Lançuar për herë të parë në 1994, Predator ripërkufizoi një industri të tërë dhe ndryshoi futbollin dhe industrinë e tij përgjithmonë. U bë zgjedhja e panegociueshme për disa nga futbollistët më të famshëm botërorë nga Steven Gerrard deri tek Zinedine Zidane dhe David Beckham.

Duke ruajtur në esencë dizjanin me të cilin filloi gjithçka para 3 dekadash – versioni më i fundit ndërthur nostalgjinë e viteve 90’ me performancën e pakrahasueshme të kohëve të sotme duke u materializuar në një atlete për një gjeneratë të re golshënuesish.

Me paletën karakteristike tringjyrëshe, Predator 24 spikat me të njëjtin dizjan mbresëlënës që e bëri atleten origjinale kaq ikonike dhe që ishte lehtësisht e dallueshme në këmbët e futbollistëve më madhështorë dhe elitarë.

Predator 24 ndërthur ADN e estetikës së Predator-it Original me dizajnin e lehtë të parë në Predstrike dhe Predator 30.

Është konceptuar që të gjesh rrjetën, të japësh maksimumin në performancë dhe të synosh perfeksionin në çdo moment.

Pjesa e sipërme me teksturën Strikefin ka elementë që garantojnë kapje të mirë në çdo terren.

Pjesa e elastike e qafës siguron stabilitet në çdo rast.

Sholla, e cila mund të jetë me taka ose dhëmbëza në varësi të terrenit - bar natyral i thatë, bar artificial ose lloje të ndryshme sipërfaqesh - garanton stabilitet, performancë dhe kapje shumë të mirë në çdo lloj terreni.

Bëhu i pandalshëm me Predator!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo