Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
RFE REEBOK
STEP SL 8.0 ELLIPITICAL RFE REEBOK
Kodi RVSL-10811
ALU {{ sku.code }}
Në gjendje
Nuk është gjëndje
{{ discountedPrice }}
{{ price }}
STEP PLOTËSISHT I KOMPLETUAR PËR TË NDIHMUAR NË KRIJIMIN E REZISTENCËS KARDIOVASKULARE DHE MUSKULORE
{{option.title}}

Stepi Reebok SL8.0 eshte plotësisht i kompletuar për të ndihmuar në krijimin e rezistencës kardiovaskulare dhe muskulore për të gjithë trupin pa dëmtuar gjunjtë apo kyçet. Ka një volant të fortë e të qëndrueshëm prej 9 kg dhe konsola ofron 24 nivele rezistence dhe 12 stërvitje të konfiguruara paraprakisht plus 4 funksione te personalizuara dhe 3 programe sipas objektivave (koha, distanca apo kaloritë) për mundësi të pafundme stërvitje. Ky step është ideal si për stërvitje me hap të qëndrueshëm ashtu edhe për ato me intervale dhe ka gjithashtu funksionin për stërvitje me intensitet te lartë. Funksionon gjithashtu me aplikacionin Kinomap i cili falë sfidave dhe videove me ushtrime që ofron i çon stërvitjet tuaja në tjetër nivel si për të provuar veten ashtu edhe për të garuar me miqtë. Stërvitjet e këtij aplikacioni janë të aksesueshme edhe nga celulari juaj. 
Ka një ekran LED me 6 dritare ku monitoron e ju mban të përditësuar në kohë reale mbi shpejtësinë, kohën, distancën, kaloritë, pulsin, vatët dhe rotacionet për minutë për më një informacion më të detajuar mbi stërvitjen tuaj. Ka gjithashtu sensorë dore për të dhënë një informacion më të saktë mbi ritmin kardiak për një stërvitje më të sigurtë. Është i pajisur po ashtu me një ventilator të fuqishëm për të qëndruar të freskët gjatë stërvitjes dhe ka hyrje MP3 me altoparlantë 3W në mënyrë që të stërviteni më me impenjim duke dëgjuar playlistat tuaja të preferuara. Plotësohet me një mbajtës celulari apo tablete elastik, në pjesën e sipërme të konsolës që të argëtoheni ndërsa stërviteni. 

Pajisjet e fitness-it kanë kosto transporti.

Për më shumë informacion rreth transportit jeni të lutur të kontaktoni në numrin tonë: +355 68 807 2000, çdo ditë të javës, orari 8:00 – 21:00.

Specifikime

  • Volanti 9 kg me rrotë në pjesën e pasme krijon një lëvizje të rrjedhshme pa pengesa
  • 24 nivele rezistence electronike ju lejojnë të stërviteni në mënyrë efektive në shtëpi
  • Falë 4 niveleve manuale të pjerrtësisë mund të fokusoheni në grupe të ndryshme muskulore për sfida edhe më të mëdha
  • 12 stërvitje motivuese të konfiguruara paraprakisht plus 4 të personalizuara HRC (për të monitoruar ritmin kardiak)
  • 3 programe sipas objektivave (koha, distanca apo kaloritë) plus një program për t’u rekuperuar
  • Konsola ose ekrani LED me 6 dritare ju jep informacion të detajuar dhe kontroll të plotë
  • Hyrje MP3 me altoparlant 3W për të dëgjuar playlistat tuaja të preferuara për stërvitje
  • Konsola ka ventilator për t’ju mbajtur të freskët ndërsa stërviteni
  • Sensorët e dorës në doreza masin dhe raportojnë pulsin tuaj  
  • Parametrat në kohë reale përfshijnë: shpejtësinë, kohën, distancën, kaloritë, pulsin, nivelin e pjerrtësisë dhe rotacionin për minutë
  • Mbajtës tablete dhe celulari në krye të konsolës
  • Pllakat me amortizim ku mbështeten këmbët ofrojnë kapje të mirë dhe më shumë komoditet gjatë stërvitjes
  • Falë mbajtëses së shishes së ujit do qëndroni i hidratuar gjatë stërvitjes
  • Mund të lëvizet lehtësisht nëpër shtëpi falë rrotave të instaluara
  • 4 pikat e rregullimit të nivelit në dysheme ofrojnë një platformë me stable
  • Pesha maksimale e përdoruesit 130 kg
  • Përmasat pasi është instaluar: 179 (L) x 74 (W) x 184 (H) cm

Porosia vjen tek ju brenda 24-48 orëve nga momenti që ju keni konfirmuar porosinë. Për çdo porosi mbi 5900ALL, transporti është falas.  

Ne nuk ofrojmë kthim produkti por mund ta ndërroni produktin e blerë me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Ndërrimi duhet të behet brenda 7 ditësh nga blerja e produktit.  

Produkti duhet të jetë ne kutinë e vet origjinale, i pa përdorur, me etiketë dhe i pa dëmtuar!  

Per të kryer ndërrime, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit në Whatsapp:

+355 676056199

+355 676056198

Listë e re
Shtoni listën
Anullo