Atletet për vrap janë një element thelbësor për çdo vrapues, qoftë ky fillestar apo i avancuar. Zgjedhja e atleteve të duhura mund të bëjë diferencën përsa i përket komoditetit, rendimentit dhe parandalimit të lëndimeve.
Në treg ka një sërë markash dhe modelesh, gjithsesi disa prej tyre kanë provuar të kenë performancë shumë të mirë dhe kanë fituar zemrat e vrapuesve të gjithë botës. Po jua prezantojmë më poshtë që të zgjidhni dhe, pse jo të ktheheni në një maratonian të vërtetë!
1. adidas Adistar
Atletja ideale për maratonë! Është konceptuar për vrapim në distanca të gjata dhe është inspiruar në idenë e lëvizjes së përjetshme. Krijuar për komoditet dhe mbështetje dhe me një kënd të lakuar në pjesën para të këmbës, kjo atlete garanton një lëvizje të vazhdueshme dhe të rrjedhshme në çdo hap. Dizenjuar me mbrojtje në pjesën e thembrës dhe mbështetje në pjesën e sipërme.
2. adidas Ultraboost
Falë teknologjisë Boost, ofrojnë një amortizim të jashtëzakonshëm dhe një kthim shumë të mirë energjie në çdo hap. Veç kësaj, dizajni i tyre i lehtë dhe i mirëajorsshëm i bën ideale për çdo lloj distance.
3. Nike Air Zoom Pegasus
Kjo atlete është shumë popullore ndër vrapuesit e çdo lloj niveli. Ka gjithashtu një amortizim të jashtëzakonshëm dhe një kthim shumë të mirë energjie në çdo hap. Pjesa e sipërme fleksibël i përshtatet këmbës duke ofruar komoditet dhe suport optimal në çdo lloj distance.
4. adidas Solarboost
E dizenjuar për të ofruar një amortizim dhe stabilitet të shkëlqyer, atletja Solarboost është ideale për të vrapuar në distanca të gjata. Teknologjia Boost përçon një ndjesi komoditeti dhe energjie në çdo hap, ndërsa sistemi Torsion Spring ofron suport në harkun e këmbës duke përmirësuar tranzicionin nga thembra tek maja.
5. Atlete Gel Cumulus Asics
Kjo atlete premium ofron kontroll shumë të mirë të djersës dhe ajrosje shumë të mirë. Sholla gomë e ASICS është përditësuar me dendësi më të ulët por është shumë rezistente. Ka amortizim shumë të mirë, përshtatje tejet komode dhe ofron suport të jashtëzakonshëm. Është ideale për distanca të gjata.
6. Atlete Floatride Energy x Reebok
Inspiruar në eksperiencën atletëve të Reebok Boston Track Club, kjo atlete për vrap është konceptuar për maratona dhe vrapime me distanca të gjata. Pjesa e sipërme Flexweave® është rezistente, elastike e mirëajorsshme dhe ofron suport në zonat kyçe. Lidhëset asimetrike garantojnë mirëputhitjen. Shkuma e lehtë Floatride Energy Foam me amortizim shumë të mirë ka formë cilindrike për një kontakt sa më të lehtë dhe pa impakt me tokën. Kanë një pllakë karboni në pjesën e përparme që rrit impulsin para dhe performancën.
7. Atlete Cell Vive Puma
Atletja CELL Vive garanton energjinë e një pantere në çdo hap. Kjo atlete surprizon për teknologjinë e avancuar. Pjesa e pasme me amortizim të mirë është krijuar me teknologjinë elitare të PUMA-s 10CELL për më shumë stabilitet dhe sholla e jashtme me kapje të mirë garanton tërheqje optimale gjatë vrapimit. Janë aq komode sa s'do keni nevojë të pushoni.
8. Atlete Hovr Phantom 3 Under Armour
Atletja UA HOVR™ Phantom 3 nga Under Armour është konceptuar për vrap dhe garanton performancë të shkëlqyer falë pjesës së sipërme të butë, elastike dhe të mirëajrosshme dhe amortizimit UA HOVR™ që garanton një kthim eksploziv energjie duke zvogëluar impaktin dhe duke dhënë shtysë për të ecur përpara.
Këto ishin disa nga atletet për vrap me teknologjinë dhe eksperiencat më pozitive të përdoruesve, që i veshin vrapues amatorë dhe profesionistë.
Megjithatë nuk duhet harruar që zgjedhja e atleteve të duhura varet gjithashtu nga veçoritë individuale të anatomisë së këmbës, ritmi apo lloji i vrapimit dhe sipërfaqja në të cilën do të vraposh. Propozimet e bëra i mbulojnë aspektet që shqetësojnë shumicën e vrapueseve gjithsesi zgjedhja e tyre duhet t’u përshtatet nevojave personale.
Një gjë është e sigurt, atletet e duhura për vrap do ta bëjnë këtë aktivitet më të këndshëm, më të sigurt dhe do të kenë ndikim direkt në performancë dhe në dëshirën që ta ushtroni atë vazhdimisht.